Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike dhe dhimbjet

Pershendetje doktoresh e nderuar une jam 35 vjeqe kam vezore policistike dhe ende nuk kam femij por me shum qe me shqeteson esht fakti se po kam dhimbje shum kohen e fundit edhe ne bark edhe ne koke dhe po behem shum nervoze nese e nxej barkun me diqka te nxeht me kalon poak por sit me ftohet menjeher fillojn dhimbjet te cilat as naten sme len te fle rehat ju lutem me tregoni se qfar duhet te bej?

Pranvera Veliu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Sindroma e vezores polikistike trajtohet me medikamente. Trajtimi mund të zgjasë edhe 6-të muaj. Vetëm pasi të jenë eleminuar mikrokistet, mund të tentohet dhe pretendohet për të filluar shtatzëni.

Për ankesën e dhimbjeve në bark, bëj një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës si dhe analizë dhe kulturë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni. Nëse rezultatet dalin të pastra, kontakto një mjek të përgjithshëm për të vlerësuar problemet e tjera abdominale/të barkut.

Gjithë të mirat.

/komuniteti