javë pas jave
Përshëndetje
Është një pyetje shumë e bukur. Po përgjigjem shkurtimisht duke shpresur që të jem sa më e kuptueshme.
Pothuajse tek çdo grua, ndodh një herë në 28-të ditë (ose 21 ditë e deri në 35-së ditë) gjakrrjedhje e cila tregon mbarimin e proçeseve fiziologjike pra shuarjen e proçeseve që përgatitin gruan me shtatëzëni dhe vdekjen e vezës të pafekonduar. Ndryshimet ndodhin në ovaret dhe mukozën uterine dhe reflektohen në të gjithë organizmin e gruas.
Nën ndikimin e hormoneve gonadotrope të hipofizës, në ovare kryhen ndryshime të përsëritura rregullisht, të cilat kalojnë tre faza: - zhvillimin e folikulit, faza folikulare, - plasja e folikulit të pjekur, - faza e ovulacionit. Ovulacioni quhet proçesi i plasjes së folikulit të pjekur dhe dalja nga kaviteti i saj i vezës së pjekur, e aftë për t’u fekonduar. Ovulacioni në ciklin menstrual prej 28 ditësh ndodh në ditën e 14-16-të, nga dita e parë e ciklit menstrual. Kjo kohë është koha më e favorshme për fekondimin. Nëse fekondimi ndodh, i gjithë organizmi i gruas nën komandën e hormoneve merret me zhvillimin e shtatzënisë duke ndërprerë prodhimin e folikujve dhe mos pasjen e gjakrrjedhjes menstruale deri pas lindjes dhe plus ditët e lehonisë e deri në ndërprerjen e gjidhënies. Gjakrrjedhja prej rreth 40-të ditësh pas lindjes, që quhet lehoni, ka të bëjë me rigjenerimin e sistemit riprodhues të gruas.
Nëse fekondimi nuk ndodh, fillon cikli uterin i cili përfshin katër faza: - deskuamacioni, - regeneracioni, - proliferacioni, - sekrecioni. Në fazën e deskuamacionit, shfaqet gjaku menstrual, që zgjat zakonisht 3-5 ditë dhe kjo fazë është në të vërtetë ajo që ne e quajmë menstruacioni/menset. Shtresa funksionale e mukozës uterine shkatërrohet, shkëputet dhe nxirret jashtë bashkë me sekrecionin e gjendrave të uterusit dhe gjakun e dalë nga vazat e hapura e cila përsëritet 28-të ditë ose 21 ditë e deri në 35-së ditë. Ciklet e rregullta menstruale nga 21 ditë e deri në 35-së ditë, janë cikle që mundësojnë fillimin e shtatzënisë.
Shpresoj të këm qënë e qartë dhe e kuptueshme në ato pak gjëra që kam shkruar.
Gjithë të mirat.


Cfare ndodh me menstruacionet pasi mbesim shtatzena pse nuk i kemi 9 muaj e pastaj i kemi 5 jave nonstop a ka ndoni shpjegim per kete? tung klm.