javë pas jave
Përshëndetje Gylnehare
Infeksioni i stafilokokut paraqet mundësi të pakta për të kaluar tek fëmija nga nëna. Por ky infeksion, i bën më të lehta infeksionet e tjera për tu instaluar dhe që mundet të jenë të dëmshme për shëndetin fetal. Prandaj është e rëndësishme që infeksioni i stafilokokut të trajtohet.
Enterokoku është pjesë normale e zorrëve të njeriut, por në rastet e veçanta ato kalojnë në vaginë duke u bërë shkaktar të infeksioneve vaginale dhe urinare. Infeksioni vaginal nga enterokoku, midis të tjerave përsëritet rëndomtë si rezultat i mënyrës së larjes së organeve gjenitale, gjatë kalimit të dorës gjatë larjes nga anusi për në vaginë apo edhe nga seksi i përzjerrë anal dhe vaginal.
Trajtimi me antibiotikë duhet të bëhet sipas antibiogramës, e cila rekomandoj antibiotikun më të efekshëm kundrej këtij infeksioni. Shtamet e këtyre bakterieve rekomandohen që të trajtohen me rregjim trajtimi me ampicillin ose vancomycin. Trajtimi i partnerit nuk është i domosdoshëm, nëqoftëse nuk ka rrjedhje uretrale.
Të uroj shërim të shpejtë.


Pershendetje dr.Memli , Desha tju pyes a i shkakton ndonje problem bebeit bakteria staphylococcus aureus dhe entercoccus . E kam ba urinokulturen dhe ne urinen e pare dhe te dyte nuk eshte izoluar asnje bakterie ndersa , ne urinen e tret jane izoluar keto dy bakterie : 1) staphylococus aureus, 2) entercoccus . Numri i bakterieve ne 1 ml urine : 100.000. Pres nje pergjigje nga ana juaj. Me respekt, Gylnehare mydyti -sopa