Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e lindjes ne javën e 35.2

Pershendetje doktoresh qe 2 dite mu ka lajmeru disa pika gjaku dhe kom shku ne spital me kan pranu kan filluar dhimbjet e lindjes a ka ndonje problem nese lindi ne javen e 35.2 dite sot kam pasur shume dhimbje po tash mu kan nal te lutem kthejum pergjigje sa me shpejt flm shume.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Është akoma herët për të menduar për lindjen. Mjekët do të përpiqen që lindja të mos ndodhë në këtë periudhë, duke të dhënë trajtime medikamentoze. Qëndros hrirë dhe mos bëj lëvizje të tepërta dhe të sforcuara. Uroj që lindja të ndodhë pas javës së 37-të, pasi konsiderohet si lindje normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti