A duhet të bej inseminimin artificial?
Albana Mema
(13 vite më parë)
Përshëndetje Bana
Nëse mjeku që ka konsultuar shëndetin riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit, të rekomandon metodat e fekondimit artificial, mos hezito.
Të uroj fat.
Pershendetje dr. Mimoza. Uroj te jeni mire. Ne kemi 2 vjet e gjysem qe tentojme per nje shtatzani por asgje. Kam perdorur vetem clomid dhe menogon... Asgje tjeter. Kete radhe mjeku im gjinekolog me keshilloi inseminimin artificial. Si mendoni ju duhet ta kryej apo te pres akoma? Sa sukses ka kjo procedure? Tashme jam shume e stresuar dhe kam frike se mos edhe stresi ndikon. Cfare me keshilloni ju? Ju falenderoj per kohen qe na kushtoni.