Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ovulimi

Ju lutem me tregoni kur jane ditet e ovulimit. Une kam lindur ne muajin tetor dhe nuk kam pasur ciklin deri ne kete muaj. Jam me femije ne gji, prandaj dua te mbrohem nga shtatzania e pa deshiruar. Dita e pare e ciklit eshte 8 prill.ju lutem me ndihmoni sepse nuk po e kuptoj fazen e ovulimit.

Kaltrina K (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Afërsisht, ditët e ovulacionit mund të jenë në datat 22-26 prill. Por kjo nuk është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga shtatzënia e padëshiruar, sidomos në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me qumësht gjiri. Gjatë periudhës së ushqyerjes me gji, cikli menstrual nuk është i rregullt dhe mundëia për të mbetur shtatzënë është e madhe. Prandaj të rekomandoj që të zgjedhësh një nga metodat e planifikimit familjar, e ndër më të favorshmit është vendosja e DIU (sterilesë). Mundet të përdoren edhe tabletat mikrolut, që rekomandohen të përdoren nga nënat gjidhënëse.

Gjithë të mirat.

/komuniteti