Analizat e gjakut
Antigona Dauti
(13 vite më parë)
Përshëndetje Gona
Vlerat e larta të kolesterolit dhe të triglicerideve, nuk janë normale në shtatzëni dhe nuk kanë lidhje me shtesën në peshë. Të rekomandoj të kosultohesh me mjekun internist dhe të monitorosh tensionin arterial, pasi je në një moshë të shtatzënisë ku premisat për shfaqen e preeklamsisë është e mëdha. Për ta parandaluar këtë, mjeku do të rekomandojë një trajtim të nevojshëm dhe një dietë të caktuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar .Jam ne javen e 27 eshte shtatezania e pare. I kam ba analizat e gjakut para disa diteve me kane dale vlerat e larta -kolesteroli 8.3-trigliceridet 3.7.a duhet te mbaj ndonje diet apo eshet normale ne shtatezani? peshen e kam normale...faleminderit paraprakisht.