Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Crregullim cikli

Pershendetj e nderuar doktoreshe. Per tre muaj kam patur nje crregullim cikli 2-3 dite kisha sekrecione kafe, ne sasi te paket dhe pastaj me vinte cikli normal. Pasi bera vizite doktori me dha te perdor utrogestan,nje koker ne dite, 10 dite resht per tre muaj, nga dita e 14-24.(ky crregullim vinte si pasoje e mos ndodhjes se ovulimit) Por kete muaj cikli me ka erdhur ne diten e 30 dhe jo ne diten e 28 si e kam patur gjithmone. Te lutem me thuaj kur duhet te filloj progesteronin,cila eshte dita e pare e ovulimit? Ju uroj pune te mbare!

Ida H (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ida

Për të pëcaktuar saktësisht ditën e parë të ovulacionit, duhet të bësh ekzaminim ekografik në ditët 14-16 të ciklit menstrual, kohë kur vlerësohet maturimi i folikulit. Duke përdorur tabletat utrogestan në ditët e 14-24, ndihmohet në ardhjen e menstruacioneve në mënyrë të rregullt. Lëvizjet e ditëve të ciklit menstrual prej një ose dy ditësh, nuk është tregues për t’u shqetësuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti