Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është peshë normale?

Psh doktoreshe Mimoza. Jam ne javen e 28 te shtatezanise dhe peshoj 73 kile. Jam 1 e 70 e gjate... une para 1 muaj e gjysem kam qene 66 kile... si mendon kam shtuar shume kg?

Enajla Enajla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enajla

Zakonisht gruaja shtatzënë, shton mesatarisht 10-14 kg peshë trupore. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore.

Kontrolli i konsumit të masës dhe sasisë ushqimore gjatë shtatzënisë, duhet të jetë në qëndër të vëmendjes tënde. Për më shumë informacion, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun mëposhtë:

http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/pesha-trupore-gjate-shtatzanise

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti