A të përdorë dicka për gripin?
Joniana Skendo
(13 vite më parë)
Përshëndetje Joniana
Të faleminderit shumë për komplimentet. Disa nga këshillat për të dominuar gjendjen që përshkruan janë; pusho sa më shumë, konsumo sa më shumë lëngje të freskëta, kundër hundëve të zëna mund të përdorësh spraj nazal me bazë ujë deti, konsumo sa më shumë fruta, perime dhe zarzavate, pi ujë të ngrohtë me mjaltë dhe limon që të zbutet fyti.
Nëse simptomat zgjasin më shumë se një javë dhe sidomos nëse paraqiten të rënda, kontakto mjekun.
Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.
Pershendetje komplimente per faqen tuaj ketu gjejme vertet disa gjera qe na Interesojme te dime. Jam ne javen e 4 te shtatzanis cdo gje per momentin po hecen normal Vitamina akoma nuk me kane dhene , me kane thene qe do vish ne mesin e muajit Maj , Por kam nje problem qe jam me grip temperaturen e kam jo me shume se 37 grade po nuk e di duhet te perdor ndonje medikament per gjendjen gripale ose jo > Te lutem me jepni nje pergjigje.Faleminderit