Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja në javën e 36+2

Pershendetje dr. Ju uroj pune sa me te lehte. Dje kam bere viziten tek mjeku im dhe puna eshte se bebi nuk po shton peshe normalisht pasi kordoni im umbelikal ka 2 ene gjaku jo 3 dhe ushqimi nuk i vete mjaftueshem. Bebi i ka t gjitiha organet normalisht te zhvilluar. Dje ka qene 2 kg dhe doktori me tha qe do te ishte me e sigurtqe bebi te rritet jashte pasi kto jave do te marrdd me shume. Me ka len per neser nderhyrje me opercion cezarian. Theksoj se po bej edhe injeksionet per forcimin e mushkriue te shtatzanis. A ka ndonje problem per beben re te linde md kete jave pasi und jam shume ne ankth?Me falni qe e zgjata kaq shume.Ju uroj gjithe te mirat.

Anni Anni (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Mjeku që ndjek shtatëninë tënde e njeh situatën, prandaj të rekomandoj të respektosh këshillat e tij. Bebi ka nevojë të dalë sa më shpejt nga kaviteti uterin, nëse ka filluar të vuajë në barkun e nënës dhe qëndrimi i mëtejshëm e dëmton dhe e bën të vuajë më shumë. Injeksionet për forcimin e mushkëritë e bebit, eleminojnë sëmundjen e membranave hyaline që shfaqet me vështërësi në frymëmarje. Pas lindjes së parakoshme, kujdesi i specializuar pediatrik, do të të bëjë që bebi të mos ketë pasojë dhe të rritet plot shëndet.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti