Fillimi i shtatzënisë pas abortit spontan
Rina Rina
(13 vite më parë)
Përshëndetje Blerina
Mioma në murin e mitrës mund të formohet në çdo kohë, dhe trajtimi i tyre kur janë të pranishme është shumë e rëndësishme. Por duhet besuar mjeku specialist i ekografisë, që ka vërejtur ndryshime në formën e mitrës. Ndoshta ky mund të ketë qënë edhe shkaku i abortit të parë.
Përpara se të nisësh shtatzëni të re, bëj edhe një ekzaminim tjetër ekografik për ta konfirmuar plotësisht ndryshimin e formës së mitrës. Nëse është kështu, duhet të bësh hysteroskopi për të rregulluar formën e saj.
Të uroj gjithë të mirat.
Jam Blerina 28 vjeqe ne muajin tetor kam pas nje abort spontan diku ne javen e 6-7 te shtatzanis,pas kontrolles te nje gjinekolog me ka then qe tani mitra eshte paster dhe nuk me ka then qe kam nevoj per ndonje analiz shtes.kjo ka ndodh ne tetor 2012.Ne muajt nentor dhe dhjetor kam pas cikel ne kohe te rregullt 5 dite por me shum gjakderdhje,kjo me ka shtyre qe te shkoj ne kontroll te nje mjek tejter i cili pas kontrolles me ka then qe kam cista(folikula) shume te vogla ne te dy vezoret dhe me ka jep si terapi Diana 35 per tre muaj,pas terapis kam pas cikel normal por mundem me than qe me shume pak gjakderdhje,pas tre muajve me ka than me shku ne kontroll dhe kam shkuar,ku ne kete kontroll me thot qe kam miom te cilet duhet operuar,dyshimi dhe pyetja drejtuar atij gjinekologu qe me mbeti pa pergjigje nga ai,e shpresoj qe ju te me ndihmoni pse kjo miom nuk u vrejt ne kontrollen paraprake?Pas kesaj kontrolle un kam shkuar te nje doktor specialist i ultrazerit i cili me tha qe gjdo gje eshte mir por forma e mitres eshte ashtu qe nje doktor qe nuk e njeh mir ultrazerin i duket si miom.Un po dua te filloj me shtatzani por e gjith kjo me ka ber shum konfuze dhe per kete arsye ju kam drejtuar juve te me keshilloni? Gjithe te mirat