Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje në javën e 34 të shtatzënisë

Pershendetje. Jam ne javen e 34 te shtatzanis por gjat nates nuk mundem te flej dhe kam dhimbje te te mesit dhe ne fund te barkut dhe te kembeve me behen kembet si te mpira. Por edhe thartira me mundon shum gjat nates sa qe nuk mundem te flej fare edhe nga levizje e bebit ,dhe gjat dites ndjehem si e lodhur .?A eshte ndonji problem serioz a jo. Falemderit per ndihmen qe na jepni.

Mimoza Ajdini Fidani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Moza

Dhimbjet e mezit dhe të fundit të barkut, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara me hemorragji, mund të konsiderohet të suportueshme. Megjithatë të rekomandoj të bësh ekografi, për të vlerësuar gjatësinë e qafës së mitrës.

Thartirat mund të rregullohen nëse shmang mbingarkesat në stomak me ushqim të rënda, si dhe ushqimi të merret gjatë ditës në racione të fraksionuara, psh 6-7 ose 8-9 herë në ditë. Gjithashtu shmang ushqimet që treten me vështërsi si të skuqurat, salcat, ushqimet e rënda, erëza apo ushqime me shumë kripë, lëngjet me gaz dhe kafeinë.

Besoj se mpirja e këmbëve mund të rregullohet nëse gjatë qëndrimit shtrirë, kjo edhe gjatë natës, të ndrosh pozicion sa më shpesh të jetë e mundur.

Pra të gjitha problemet që ke shkruar janë të kontrollueshme dhe nuk janë problematike për ecurinë normale të shtatzënisë.

/komuniteti