Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha e bebes në javën e 38

Pershendetje dr. Moza! Sot bera echo mosha barres 38+2 dite,pesha bebit 3.75 .Ne kete periudhe qe ka ngelur edhe sa mund te shtoje ne peshe bebja dhe a mund te kem nje lindje natyrale duke qene qe eshte shtatzania pare? Faleminderit!

Atidra Aaaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Atidra,

Pesha e bebit tuaj konsiderohet normale për këtë periudhë të shtatzënisë. Shumica e foshnjave janë rreth 2,7 deri 4.3 kg në lindje, dhe djemtë kanë prirje të jenë pak më të rëndë se vajzat.

Lindja normale kurdoherë ka përparësitë. Nëse nga vlerësimi i situatës mjeku gjinekolog që të ndjek shtatzëninë, vlerëson që përmasat e bebit korespondojnë me përmasat e bacinit, atëherë ai mund të sugjerojë lindjen normale.

Gjithë të mirat.

Atidra Aaaa (13 vite më parë)
shume faleminderit!

/komuniteti