Zhvillimi i bebes
Sara Sara
(13 vite më parë)
Përshëndetje Sara
Pesha e bebit tuaj konsiderohet normale për këtë periudhë të shtatzënisë. Shumica e foshnjave janë rreth 2,7 deri 4.3 kg në lindje, dhe djemtë kanë prirje të jenë pak më të rëndë se vajzat.
Sekrecionet kafe mund të jenë edhe nga rënia e tapës mukoide e cila paralajmëron se lindja po afron. Tapa mukoide mbyll qafën e mitrës dhe ajo bie në momentin kur qafa e mitrës fillon të zgjerohet. Gjithsesi të rekomandoj të drejtohesh te mjeku gjinekolog, i cili do të vlerësojë situatën. Në këto moment, merr mjaft vlerë ekzaminimi ekografik dhe CTG (kardio-toko-grafia).
Gjithë të mirat.
E nderuar , Jam ne jave e 38 dhe pesha e bebit eshte 2863 dhe ju kisha lute te me tregoni qe planifikoj te lind me 28/04/13 a eshe kjo peshe normale per beben,, dhe qe dy dite kam sektret me ngjyre kafe a paraqet ky ndonje probleme edhe a eshte ndonje shenje qe jam gati per lindje.Ju falenderoj.