Përdorimi i vermox
Klarisa Risa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Edhe mund të kesh mbetur shtatzënë. Bëj një beta hcg dhe nëse rezulton prania e shtatzënisë, mos e përdor preparatin. Me konsumimin e një kokre vermox, nuk dyshoj se do ketë ndonjë problem. Megjithatë, kontrollet mjeksore për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë duhet të jenë fillimisht të kujdesshme.
Të uroj gjithë të mirat.
E dashur doktoreshe ju falenderoj per pergjigjet tuaja, tani kam kohen, une kam nje infeksion parazitar dhe doktoresha ime personale me tha qe te mar nje ilac vermox, por meqe une po tentoj per nje shtatzani me tha qe kete ne ate muaj qe ta perdor nuk duhet te provoj per shtatzani, une nuk e mora ne ate kohe kur ma pershkrujati ajo sepse sapo kisha kaluar ditet e ovulimit dhe kisha frike se mos ka ndodh shtatzania, thash te pres sa tme vij cikli e pastaj ta mare, mua me filluan njolla kafe dhe kujtova se me erdhi cikli, ne kete moment piva vetem nje tablet te vermox, pasi kam 6 tableta per te pire mirepo mua njollat kafe me jane ndaluar gje qe nuk e prisja dhe nuk i kam mar tabletat e tjera, dhe jam shume e shqetesuar qe kam mare vermox, kam frike se mos ka filluar nje shtatzani, cfare efektesh ka ky medikament ne rast shtatzanie? jam shum e shqetesuar.