Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ekos doppler

Per dr. Keta. Ne javen e 32 bera ekon dopler, dhe doktori me tha qe cdo gje vazhdon normalisht. Vetem ne nje moment ai permendi qe kordoni umbelikal mund te ishte pak i perdredhur rreth vetes, por nuk ishte i sigurte per kete. Mendoni se ka dicka per tu shqetesuar dhe mos duhet te bej ndonje kontroll tjeter? Faleminderit per kohen tuaj.

Ani Hila (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ani

Kordoni rreth qafës së fetusit, është fenomen jo i rradhë gjatë shtatzënisë. Xhiro e kordonit umbelikal (kordonit të kërthisës), mund të ndodhë nga momenti kur fetusi fillon e lëviz. Më e theksuar është gjatë periudhës së fundit të shtatzënisë, pasi është periudha kur fetusi bën lëvizje të shumta dhe të pa kontrolluara, të cilat shpien në rrethimin e qafës me kordonin umbelikal.

Por kjo nuk do të thotë që të kalohet në stres dhe frikë, pasi unë të garantoj se mjeksia e sotme ka mundësi të konstatoj xhiron e kordonit nëse ai ekziston si dhe të drejtoj lindje të sukseshme dhe pa probleme.

Të uroj një lindje të lehtë dhe bebe të shëndetshme.

/komuniteti