Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolla pas shtatzënisë

Pershendetje e nderuar doktoreshe,kam linde qe 5 jave kure duhet te bej kontrolle gjinokologjike

Hana Alijaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hana

Nëse nuk keni vuajtje, vizita e parë pas lindjes kryhet pas gjashtë javësh. Në këtë kontrollë, duhet të përcaktohet gjendja juaj e përgjithshme, matet pesha dhe shtypja e gjakut, bëhet kontrolla e perineumit, vaginës, dhe qafës së mitrës, në mënyrë që të vlerësohet shkalla e kthimit në gjendje normale, eventualisht edhe kontrolla me ultrazë, në mënyrë që të kontrollohet zgavra e mitrës.

Mjekut tuaj mund t`ia thoni dyshimet tuaja dhe ti bëni pyetje në lidhje me temat të cilat ju interesojnë, ndërsa mjeku juaj do të ju tregojë se, kur është koha e duhur, që të filloni marrëdhëniet seksuale me partnerin tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti