Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Djegje në shtatzëni

Pershendetje doktoresh sapo kam hyre ne javen e 16 te shtatzanise dhe ndonjehere kur nderroj pozicionin qohna me nxitim e donihere kur e mar qiken ne krah 11 kg me djeg stomaku se di a eshte ne rregull kjo sikur djegeje sot kam qu do tesha ne dore dhe me ni krah qiken dhe qe nja dy ore me djeg stomaku ngapak se di a eshte ne rregull?

Hatixhe Spahiu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Esma

Një pjesë e grave shtatzëna, vuajnë nga djegiet e stomakut gjatë shtatzënisë. Gjatë kollës, përkuljes, ngritjes së peshave të rënda, tensionohet muskulatura e barkut dhe dhe djegja e stomakut bëhet më shqetësuese. Kjo gjë ndodh edhe tek ty. Për këtë arsye të rekomandoj të ushqehesh 5-6 herë në ditë, me porcione të vogla. Gjysëm ore pas ushqimit pi një filxhan çaj finoku ose kamomili. Gjatë ushqyerjes ha ngadalë dhe përtype mirë ushqimin. Evito nga dieta ushqimet që shtojnë aciditetin e stomakut. Mos e mbaj në krah gjatë vajzën e vogël si dhe pesha të rënda.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti