Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anemia

Jam ne javen e 18-te te shtatzenise, jam duke perdorur ampula Tot'hem 10 ml kunder anemise 2x1, ampulat po i perziej me leng portokalli dhe po pije shume lengje pas perdorimit te tij, mirepo kam shume mundime, marramendje, perzierje pas marrjes se medikamentit. Deshta te di opinionin tuaj. Paraprakisht te falenderoj per ndihmen ne lidhje me nenat, te uroj miresi ne jeten tuaj.

Kosovare 1 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Përdorimi i suplementit me hekur, është i rekomanduar për të gjitha shtatzënat nga java e 16-të e shtatzënisë deri 40 ditë pas lindjes. Preparati që merr, është nga preparatet më të rekomanduara. Ai duhet të merret i përzier me lëng frutash, pas buke ose gjatë ushqimit. Për të evituar efektet anësore, pakëso sasinë e përdorimit ose nderro suplementin.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti