Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te quhet i rregullt cikli?

Pershendetje,a eshte cikli i rregullt nese: ne janar kam pasur me dt.5 pastaj prape me 30janar,ne shkurt me 25,ne mars me 24 dhe tani kete muaj me erdhen me 16 prill..pres pergjigjen tuaj.

Klea Selimi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ardiana

Një cikël menstrual, konsiderohet i rregullt kur kohëzgjatja nga dita e parë e gjakrrjedhjes deri në ditën e parë të gjakrrjedhjes pasardhëse, bëhet në gjithnjë në të njëjtën periudhë kohore p.sh, çdo 28-të ditë. Kjo hapsirë kohore mund të jetë nga 21 ditë deri në 35-së ditë. Nga ajo që shkuan, cikli yt menstrual ka kohëzgjatje prej 25-26-27-22 ditë. Kjo edhe mund të konsiderohet si cikël i rregullt menstrual, gjithnjë duke pranuar se luhatjet me dy-tre ditë para ose prapa janë mëse normale. Por pranohet që pothuajse tek çdo grua, cikli menstrual ka luhatje që mund të ndodhin edhe një herë në vit, për shkaqe të ndryshme si stresi, tensioni në punë apo familje etj.

Nëse ndjen se diçka nuk është mirë dhe e rregullt në ciklin tënd menstrual, kontakto një mjek obstetër-gjinekolg, për të bërë vizitë gjinekologjike dhe nëse e shikon të arsyeshme, ai do të të rekomandoj të bësh edhe analiza e dhe ekzaminime të tjera për të gjetur shkakun e çrregullimit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti