Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te rrahurat e zemres

Pershendetje dr.Keta. Gjate tere shtatzanise kam te rrahura te zemres nganjehere te crregulluara per 1 sec.E di qe eshte normale te kem te rrahura me te shpeshta gjate shtatzanise por kjo qe me ndodh nganjeher me shqetson.A duhet te bej ekg per vete para lindjes dhe a eshte e demshme per beben?A guxoj me lind ne menyre natyrale apo cezariane me ket gjendje?

Ami <3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Gjatë shtatzënisë, rrahjet e zemrës riten në numër dhe në forcë. Në javët e fundit të shtatzënisë, rrahjet e zemrës bëhen akoma më të forta.

Konsiderohen si rrahje të rregullta të zemrës, kur ato nuk janë nën 60 rrahje në minutë dhe mbi 100 rrahje në minutë. Por numri i rrahjeve të zemrës është problem individual dhe varet nga gjendja shpirtërore apo faktor të tjerë. Gjatë shtatzënisë nëse numri i rrahjeve kalon 10 rrahje më tepër në minutë se sa në jetën jashtë shtatzënisë, tregon që ka një problem që duhet konsultuar me mjekun kardiolog.

Një këshillë, gjatë qëndrimit shtrirë nuk duhet të marrësh pozicion me shpinë ose duhet ta eliminosh këtë pozicion sa më shumë të jetë e mundur.

Nëse rrahjet janë të pa rregullta, kontrolli te kardiologu duhet bërë sa më shpjet. Në varësi të gjendjes, rekomandohet lindja natyrore ose me prerje cesariane.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti