Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje beli

Dr,jam ne javen e 24 sonte per here te pare pata dhimbje te belit te djathte disi njo 5 min me dhimti shume pastaj u shtriva edhe e lyjta me krem me kaloje,po edhe dhimbje shpine me posht se qafa kam ndonjehere a jan normale keto...

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Arsyet kryesore të dhimbjes së shtyllës së kurrizit apo të belit, janë pesha e shtatzënisë e cila çdo ditë bëhet edhe më e madhe si dhe qëndrimet e gabuara të gruas shtatzënë, si në qëndrimet ulur ashtu edhe shtrirë.

Të rekomandoj; të evitosh qëndrimet e gjata në këmbë, - ngritjen e peshave të rënda, - mos qëndro gjatë ulur, por herë pas here lëviz duke bërë disa hapa, - disa lëvizje të lehta gjimnastikore në këmbë sikur shtriqesh, lehtësojnë dhimbjen e shpinës, - banjat me ujë të ngrohtë, borsat e ujë të ngrohtë apo të ftohtë si dhe masazhet në zonat e dhimbshme, këshillohen për të përmirësuar dhe dominuar dhimbjet e kurizit, - këpucët e sheshta, jëne të rekoamnduara për gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, - është rekomanduar që shtrirja për gjumin e natës të bëhet në dyshek të fortë. Shumë gra praktikojnë fjetjen në dysheme, gjë e cila zëvendëson dyshëkun/krevatin e fortë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti