Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parametrat e bebit

Pershendetje e nderuara dr.Keta desha tju pyes ne baze te ketyre parametra qfar mund te me thoni eshte duke vazhduar shtatzani mire pasi qe gjinekologu me tha eshte mire thash te ju pyes edhe juve nese nuk ju bezdisi... Crl:68.47mm Bpd:21.2 Ofd:26.3 Hc:75.0 Ac:52.6 Fl:7.64 Fw:57gr Afi:ne norme Rzf:pozitive Cl:80.61% Fl/bpd:36.04% Fl/hc:10.19% Fl/ac:14.52% Hc/ac:1.43 Tn:1.13mm Placenta:ne murin e perparem 125 shtatzani 12/5jave ekografike 126 shtatzani 12/6jave amenoreike Me falni qe e zgjata...Prea me padurim pergj e juaj...

V F T (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatmire

Nuk shoh ndonjë problem tek treguesit kryesor të përmasave të bëbit, por duhet të dish se ai ka një moshë shumë të vogël dhe matjet ekografike mund të divijojnë paksa nga normat mesatare. Shtatzënia besoj se është duke u futur në javën e 14-të dhe më e rëndësishme është që mjeku pas vizitës dhe ekzaminimeve, plus ekzaminimin ekografik nuk ka gjetur probleme në ecurinë e saj.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti