Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Permasat e bebes ne javen 35+4

Pershendetje doktoreshe.. Jam ne javen 35+4. Ne kontroll permasat e bebes ishin keto: bpd 9.5cm, ac 30.3cm, hl 5.3cm, fl 5.9cm ndersa pesha 2885 g. Jam pak e shqetesuar, doja te mesoja nga ju nese keto permasa jane normale?

Gonxhe N_ (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gonxhe

Përmasat e vlerësuara ekografikisht, janë orientues shumë i mirë i ecurisë së shtatzënisë. Edhe nëse lëvizin paksa nga ato numra që konsiderohen si mesatare, nuk do të thotë asgjë. E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë dhe gjendja e bebit të jetë mirë.

Njerzit janë individë dhe kanë karateristikat dhe veçoritë e tyre fizike. Ata janë të shëndoshë, të dobët, janë të gjatë dhe të shkurtër, por e rëndësishme për ta është që të jenë mirë me shëndet gjatë gjithë jetës që jetojnë. Në këtë kuptim, nuk ka arsye për t’u shqetësuar nëse gjendja fetale është e mirë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti