Gjakderdhja mbas lindjes me operacion!
Diellza Avdia
(13 vite më parë)
Përshëndetje Denisa
Të uroj jetë të gjatë dhe lumturi, për vajzën tënde. Për problemin përshkruan, mund të evidentohet me një ekzaminim ekografik ku do të vlerësohet gjëndja e kavitetit uterin. Sipas këtij vlerësimi do të jepet edhe trajtimi dhe këshillatv përkatëse. Gjithashtu duhet të dish që sekrecionet hemoragjike apo lohjet, si quhen në gjuhën mjeksore, mund të jenë herë të kuqe dhe herë kafe dhe herë me ngjyrë më të hapur si bezhë. Zakonisht janë pa erë. Nëse fillojnë të kenë erë, duhet dyshuar për prani të një infeksioni, për të cilin lind nevoja e trajtimit. Origjina e tyre është dyshemeja ku ka qënë e vendosur placenta. Mesatarisht pas 40 ditësh, kjo dysheme shërohet dhe nuk ka më sekrecine hemoragjike.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Mimoza! Uroj te jesh mire me pune dhe me shendet! Je falenderoj shume per ndihmesen qe me keni dhene me pergjigjet tuaja gjate shtatzenise time. Une kam 4 jave qe kam lindur vajzen. Deshira ime ishte ta lindja me lindje normale, i kalova te gjitha dhimbjet e lindjes, por ne momentin final nuk munda sepse isha e ngushte dhe bebi filloj te asfiksohej. Lindjen e kryeva me operacion. kam nje problem dhe dua perseri nje pergjigje nga ju. Gjakderdhja e lehonise ka qene me ngjyre kafe e here si ne te verdhe dhe me pak ere. U vizitova te mjekja qe me operoi, bera dhe analizat dhe me tha se nuk ke infeksion dhe me dha ilace. Disa ishin per tu perdorur nga poshte per 5 dite dhe disa nga goja. Me pas nuk pata ndonje permiresim dhe vajta te doktoresh tjeter, ajo me dha ilace te tjera per 12 dite. Nuk u mbaj mend emrat. pata ca permiresim. Tani kam 3 dite qe gjakderdhja ka ngjyre te kuqe e rralle kafe, mirepo me bie edhe si copa mishi (si copa placente), kam dhimbje ne fund te barkut dhe mesit. Me tregoni ju lutem si te veproj? Vajzen e ushqej vetem gji. Te falenderoj nga zemra per gjithcka! Ju kerkoj falje per kohen qe ju mora! Gjithe te mirat! Me respekt, Denisa Avdia.