Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi ne shtatzani

Pershendetje dr.Mimoza Jam shatezane ne javen 26 dhe me ka zene pak gripi.Do te thote kam sekrecione nga hundet dhe teshtima nuk me djegin syte ne keto raste cfare duhet te bej se jam ne merak. Me respekte Dorina

Dorina Dora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Nuk ka përfundime të sakta se sa është ndikimi i këtyre gjendjeve që përshkruan, në ecurinë e shtatzënisë. Por, rekomandohet që të përdorësh sa më shumë çajra të ngrohta dhe paracetamol. Për lirimin e hundëve mund të përdoret, solucion fiziologjik. Nëse gjendja është e shoqëruar me temperaturë, dueht tentuar që ajo të ulet sa më shpejt të jetë e mundur me kompresa apo edhe me medikamente.

Të uroj shërim të shpejtë dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti