Kontraceptiv jene 35
Evenad ..
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Zmadhimi i vezoreve dhe formimi i mikrokisteve ka si shkak një çrregullim hormonal.
Kontraceptivi që të ka rekomanduar mjeku, është i favorshëm për të eliminuar kistet e vezoreve. Trajtimi duhet të vazhdohet 3-4 muaj në mënyrë të rregullt dhe më pas të rikontrollohet.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe Mimoza. para 1 jave kam bere nje vizit tek gjinelokogu pasi kisha vones menstruale pas lindje. nga ekoja qe me beri doktori me tha qe vezorja e djathte eshte e zmadhuar ndersa vezorja e majte ne gjendje normale. per kete problem doktori me dha per 3 muaj te pi kontraceptive Jene 35. Desha te ju pyesja ngacfare shkaktohet zmadhimi i vezoreve dhe a eshte kura e duhur ai lloj kontraceprivi. Ju pershendes dhe ju falenderoj