javë pas jave
Përshëndetje Ada
Acidi folik ka efektivitet për arsyen që merret, deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Marrja e multivitaminave varet edhe nga gjendja e organizmit të shtatzëns. Mjeku mund të ketë vlerësuar një gjëndje shumë të mirë të organizmit tënd dhe prandaj nuk ka vazhduar dhënien e tyre. Pas jëvës së 16-të rekomadohet marrja e suplementeve me hekur, prandaj mos hezito me merre këtë suplement sepse është i nevojshëm si për organizmin tënd ashtu edhe për atë të bëbit. Konsumin e suplementeve me hekur duhet ta vazhdosh deri në 40-të ditë pas lindjes.
Mundet që ajo që ndjen të jenë lëvizjet e bebit. Për ta vlerësuar më mirë ndjesi, mund të bësh një ekografi. Kuptohet që me kalimin e javëve, lëvizjet e bebit do të jenë më të forta dhe më ritmike dhe vijnë duke u rradhuar në javët e fundit të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje doktoreshe. Jam ne shtatzanin e pare ne javen e 18, deri me tani cdo gje me ka shkuar mire bashkalidhur dhe analizat. Mjeku im me ka keshilluar acidin folik 3 muajt e pare dhe pastaj per nje muaj me ke dhene vitamina C dhe multivitamina, por vetem per 1 muaj jo me shume. Cfare duhet bere, multivitaminat duhet te merren gjate gjithe shtatzanise apo vete, per nje muaj??? Kam nje jave qe mendoj se ndej levizjet e bebit, si nje gudulisje here me e lehte dhe here me e forte, eshte kjo bebei qe leviz??? Kur keto levizje do te jene me te forta?? Faleminderit .