Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vizitat te gjinekologu

Pershendetje, Doja tju pyesja per shpeshtesine e vizitave te gjinekologu ne tremujorin e fundit ? Sa here duhet te shkojme afersisht ? Flm

Al Bana Xh (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Vizitat gjatë shtatzënisë, varen nga ecuria e saj. Por edhe për shtatzënitë me ecuri normale, shpeshtësia e vizitave varet nga protokollet e klinikave apo edhe nga mjekët që ndjekin ecurinë e shtatzënisë.

Në mënyrë të përgjithshme mund të këshillohet që në muajin e fundit, kontaktet me mjekun të bëhen çdo javë. Ndërsa në dy muajt e mëparshën edhe çdo dy javë. Por siç e thashë më lart, numri i kontaktevë dhe vizitave më mjekun që ndjek ecurinë e shtatzënisë, varet nga gjëndja dhe ecuria e saj dhe shëndeti i shtatzënës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti