Shenjat e para të shtatzënisë
Meli
(15 vite më parë)
Përshëndetje Meli.
Shenjat e një shtatzënie jashtë mitre janë; gjakrrjedhja jonormale vaginale, amenoreja, ndjeshmëria e gjinjëve, dhëmbja në pjesën e poshtme të shpinës, ngërçet e lehta në njërën anë të pelvisit, të përzierat, dhëmbje në fund të barkut apo në zonën e pelvisit. Pra siç vihet re, disa nga shenjat e shtatzënisë jashtë mitre, janë dhe vërehen edhe në shtatzënisë normale.
Diferencimi i tyre bëhet me disa ekzaminime dhe analiza. Më kryesore është ekzaminimi ekografik, që vlerëson me saktësi shtatzëninë. Bashkëlidhur një analizë e β HCG, do e vërtetonte plotësisht këtë diagnozë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, deshta ta bej nje pyetje rreth shtatzenise jashte mitres, a jane te njejta shenjat e shtatzenise jashte mitres me ato te shtatzenise normale? Pres pergjigjen tuaj, ju faliminderit.