A ndikon ankthi në shtatzëni?
Ana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana.
Ankthi nuk ndikon për mirë tek fetusi. Është e vërtetuar se çdo shqetësim i nënës, reflektohet tek fetusi në mënyri negative. Prandaj është e rekomanduar që shtatzënat të kontrollojnë veten dhe ta kalojnë shtatzëninë pa problem ankthi. Një nga mënyrat e kalimit të tij, është përkëdhelja e bebit. Për këtë përkëdheleni bebin, duke rrëshqitur duart mbi bark. Shumë mirë do jetë që edhe të këndoni ndonjë ninullë. Pas kasaj do të vëresh se do të qetësohesh, por edhe bebi do të jetë shumë më i qetë.
Sa më sipër mund të përmblidhet edhe me kuptimin se, gjatë shtatzënisë përqëndrimi i gruas duhet të jetë rreth saj. Probelemt e tjera janë sekondare.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Ju pergezoj per pergjigjet qe jepni! Doja te pyesja nese ndikon ne shendetin e bebes ankthi i nenes gjate shtatzenise? A eshte e rrezikshme qe te lind nje femije nje femer e cila vuan nga çrregullimet e ankthit? Ju falenderoj per pergjigjen tuaj!