javë pas jave
Përshëndetje Ada
Hekuri në organizëm është i nevojshëm për të mbajtur një numër kostant të rruazave të kuqe të gjakut. Me anë të rruazave të kuqe, furnizohet me oksigjen organizmi i gruas. Gjatë shtatzënisë, me anë të rruazave të kuqe të gjakut bebi furnizohet me oksigjen, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos kalohet në anemi.
Për të parandaluar rënien e rruazave të kuqe të gjakut, apo për t’i çuar ato në një nivel normal, është e nevojshme marrja e hekurit. Ky mineral i domosdoshëm, nuk është i mundur që të merret vetëm me anë të ushqimeve. Tek një grua shtatzënë, nevojat për hekur rriten deri në 30 mg në ditë dhe kjo nevojë, dyfishohet në katër muajt e fundit.
Marrja e hekurit duhet të shoqërohet me vitamina C, ose mund të shoqërohet edhe me pak lëng limoni ose një gotë lëng portokalli. Shpesh tabletat apo kapsulat e hekurit sjellin efekte anësore si të vjella, dhimbje stomaku dhe kapsllët. Në të tilla raste, është e këshillueshme që marrja e hekurit të bëhet nëpërmjet injeksioneve apo infuzioneve. Por suplementi me hekur mund të mirret edhe me anë të multivitaminave.
Sasinë e hekurit e vlerëson mjeku, sipas analizave të gjakut.
Gjithë të mirat.


Pershendetje deoktoreshe dhe faleminderit per pergjigjet qe na jepni. Ne nje nga pergjigjet qe kam marre nga ju eshte qe ju me keshilloni te marr suplemente hekuri deri ne 40 dite pas lindjes. Keto suplemente hekuri si gjenden ne farmaci, vetem hekur pa asnje shoqerues, sa mg ne dite duhet te marr, dhe pse eshte kaq i rendesish ne shtatzani suplementi hekur. Po tek multivimat gjendet hekur? Nqs mar multivitamina duhet te marr edhe suplemente hekuri?? Faleminderit