Probleme me këmbën gjatë shtatzënisë
Fiamma
(15 vite më parë)
Përshëndetje.
Dhëmbjet e këmbëve mund të vijnë nga shtypja që i shkakton nervave, zmadhimi i mitrës. Ndërsa dhëmbjet e mesit, nëse nuk shoqërohen me kontraksione uterine apo ndjenjën e rëndesës në fund të barkut, lidhen me problem urinar. Urokultura do specifikonte diagnozën. Nëse dhëmbjet e mesit lidhen me ndjenjën e rëndesës në fund të barkut dhe me kontraksione uterine, tregon rrezikun e një lindje parakohe. Konsulta me mjekun gjinekolog do e zgjidhë problemin.
Duhet të dish që lindja para javës ë 37-të të shtatzënisë, quhet lindje parakohe. Me këtë dua të them se nuk je në ditët e afërta të lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.
Pershendetje Dr. Mimoza. Jam ne javen e 35 te shtatzenise dhe ka 2-3 dite qe kam dhimbje mesi ne krahun e majte. Nuk mund te hedh kemben e majte se kam shume dhimbje. Ka ndonje problem dhe a tregon kjo qe jam afer diteve qe mund te lind??? Flm.