Per shtatzanine e dyte
* A & D *
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Më vjen jashtëzakonisht shumë, shumë keq, për çka ka ndodhur.
Në varësi të konkluzionit të autopsisë, ku duhet të përcaktohet shkaku i vdjekjes gjithnjë nëse është e mundur, do të përcaktohet trajtimi nëse është e nevojshme si dhe koha e tentimit për shtatzëninë e rradhës.
Në kushte normale, pas lindjes edhe mundet që shtatzënia të tentohet pas 40-të ditësh, pra pas lehonisë që është kohë e nevojshme për rigjenerimin e organeve riprodhuese femërore.
Sinqerisht, shpreh keqardhjen time për këtë humbje.
Pershendetje doktoresh, para 2 jave e linda te vdekur vajzen time ne javen e 39+1, kishte vdekur 15 ore para lindjes, :( e linda natural, pergjigjen e autopsise akoma nuk e kam marre. Jam shume e merzitur dhe doja te te pyes pas sa kohe mund te provoj per shtatzani te dyte, dhe cfare kontrolle duhet te bej para se te provoj per shtatzani? Ju flm... cdo te mire.