javë pas jave
Përshëndetje Shqipe.
Me sa thua, mendoj se preparati që përdor është kontraceptiv. Në përgjithësi, mos përdorimi i një tablete në kohën e duhur të kontraceptivëve hormonal dhe marrja më vonë e saj, ulin në mënyrë të konsiderueshme efikasitetin e kontraceptivit. Kjo do të thotë, se edhe mund të mbetesh shtatzënë. Përdorimi i pilulës estro-progestative ndodhet i shkruar në çdo paketë. E rëndësishme është të dihet se si duhet vepruar kur harrohen të pihen pilulat.
• Në rast se harrohet të pihet një pilulë, ajo duhet të merret porsa të kujtohet. Nuk duhet harruar orari i zakonshëm për pilulën pasardhëse.
• Në rast se harrohet të pihen dy pilula rrjesht në dy javët e para, atëherë duhet të mirren në dy ditët e ardhshme nga dy pilula në ditë.
• Në rast se harrohen të pihen dy pilula rrjesht në javën e tretë ose në se harrohen të pihen më shumë se tre pilula rrjesht në çdo kohë të muajit, atëherë duhet të fillohet një paketë e re.
Gjithë të mirat.


Kam lindur para 6 muajve femijen tim te pare, dhe pasi nuk deshiroj edhe nje tjeter shtatzeni kaq shpejte une jam duke perdorur tableta Cerazettm keto pasi qe e kam femijen ne gji, e kam harruar 1 here dhe e kam pire diku pas 13-14 oresh, a mund te mbes shtatzene si dhe ajo qe dua te di me shume a mund ti ndodh dicka bebes nese jam shtatzene pasi qe jam duke i perdorur ende, a kane ndonje efekt negativ tek beba nese une jam shtatzene? Faleminderit.