Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Parametri hcg

Pershendetje dr. Memli! Menstruacionet e fundit i kam pasur ne 1 mars 2013. Ne daten 5 prill bera nje vizite te mjeku gjinekolog, i cili ne ekografi nuk arriti te konstatoje pranine e shtatezanise. Po ate dite bera analizen beta hcg, rezultati ishte 301. Mjeku me tha se parametri duhet te ishte me i larte, dhe ndoshta do te behej fjale per abort spontan. Deri me tani. Nuk kam pasur asnje shqetesim te tipit hemoragji apo njolla kafe, pervec perzierjeve kryesisht te lehta. Do te doja shume nje gjykim nga ana juaj. Ju falenderoj shume!

(13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Inida,

Te rekomandoj qe te perserisesh beta-hCG pas 48 oresh dhe nese vlera eshte dyfish me e larte, atehere shtatzenia eshte e rregullt dhe do te shihet ne eko transabdominale kur vlera e beta-hCG te jete 5000, kurse me eko transvaginale shihet kur vlera e beta-hCG eshte 1000 UI/L.

Nese vlera e beta-hCG eshte ne renie atehere kjo eshte shenje se shtatzenia nuk eshte duke u zhvilluar.

Gjithe te mirat.

/komuniteti