javë pas jave
Përshëndetje Albana
Anestezia që ndihmon të kryesh lindje vaginale pa dhimbje, është anestezia epidurale. Kjo lloj anestezie realizohet nga një mjek i specializuar anesteziolog, nëpërmjet një injeksioni që bëhet në kolonën vertebrale, ku injektohet solucioni i lidokainës. Nëpërmjet kësaj procedure, gruaja ka kontraksione uterine të rregullta por të padhimbëshme. Në fund dilatacionit, ajo ndjen edhe shtërzimet dhe lindja përfundon normalisht. Kjo lloj anestezie rekomandohet tek gratë që duan lindje normale dhe që mjeku gjinekolog vlerëson që ka kushte të favorshme për lindje me rrugë natyrale. Nëse kjo anestezi realizohet nga mjekë specialist, nuk ka efekte anësore mbi gruan apo fetusin. Sot realizohet ajo me sukses në Shqipëri dhe në të dy maternitet e Tiranës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje perseri, Kam degjuar sh femra qe flasin per nje gjilper qe te ben te mos ndiesh dhimbjet e lindjes. A mund te na japesh me sh info rreth kesaj ? A behet ne maternitetet e tr ? Pune te mbare.