Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëngu amniotik

Pershendetje Dr. Une tani jam ne jave e 31 plus 6 dite, sot kam pasur kontrollen e radhes, te rregullt. Mjeku im me tha qe sasia e ujit ne bark eshte me e madhe se sasia normale dhe me tha qe kjo zakonisht ndodhe nese beba nuk eshte gjithcka ne rregull ose nese beba eshte e madhe, mua me tha qe beba eshte gjithcka ne rregull, vetem se eshte duke u rritur shume. Tani ishte 2.14 kg dhe me tha qe do te lind rreth 4 kg. Nese nuk te vjen merzi kam nevoje ta kem nje sqarim nga ana juaj nese keni mundesi, sepse u shqetesova paksa. Dua te di si pasoje e ckafit mund te rritet sasia e ketij lengu dhe a eshte i rrezikshem? U uroj pune te mbare dhe shume falemnderit qe gjeni kohe te na pergjigjeni ne pyetjet tona, qe i kemi shume te domosdoshme. Zoti u shperblefte!

Sala (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Zakonisht rritja e sasisë së likidit amniotik, lidhet me problemet të malformimeve të fëmijës të cilat dallohen me ekzaminime të imta ekografike.

Pesha e madhe e bebit, mund të vijë edhe si rezultat i diabetit gestacional (të shtatzënisë). Përveç ekzaminimit ekografik të hollësishëm, duhet të bësh edhe gliceminë esëll (sheqerin në gjak) dhe kurbën e glicemisë. Nëse ky është shkaku, trajtimi i menjëhershëm është zgjidhja e problemit.

Të uroj mbarësi në këtë shtatzëni.

/komuniteti