Rreth analizave hormonale dhe trajtimit
Danjela B
(13 vite më parë)
Përshëndetje Danjela
Analizat duhet t’ja tregosh një mjekut i cili të ka rekomanduar t’i bësh ato. Ai përshkruan në recetë se çfarë medikamentesh duhet të marrësh dhe do të ndjekë ecurinë deri në stabilizim të gjendjes. Farmaciti bën vetëm ekzekutimin e recetës së mjekut. Ai farmacist që jep medikamente pa recetën e mjekut, jo vetëm që shkel ligjet por mund të bëhet edhe shkak për të përkeqësuar gjendjen e pacienteve.
Të uroj gjithë të mirat.
Prsh dokt. kam bere analizat hormonale dhe sme kan dal sh mir, cfare duhet te perdor a mund tme tregoj farmacistja duke pare rezultatet e analizave apo duhet te drejtohem tek nje specialist, tek kush? flm