Parametrat e foshnjes
Lenna Sh I
(13 vite më parë)
Pershendetje Lenna,
Matjet per te cilat pyet jane: diametri biparietal (ti e ke shkruar bip, por duhet te jete BPD); fl eshte femur length ose gjatesia e ashtit te kofshes (femurit) te bebes; placenta para do te thote qe placenta eshte e ngjitur ne murin e perparem te mitres.
Matjet ultrasonografike kane vlere kur krahasohen me matjet paraprake. Me fjale te tjera nese ritmi i rritjes se bebes eshte normal, atehere edhe nese vlerat devijojne nga vlerat "normale" kjo nuk eshte arsye per t'u shqetesuar. Do te thote me e rendesishme eshte trajektorja e rritjes se bebes, se sa caktimi momental i permasave te kokes dhe femurit.
Gjithe te mirat.
Jam shtatzene ne javen e 24 , me trego te lutem keto parametra te foshnjes sepse nuk pi kuptoj bip=57 , fl=42 az+ , placenta para e eshte normal Faleminderit pune te mbare