javë pas jave
Përshëndetje Sonila
Nevoja e organizmit të nënës dhe fëmijës me vitamina dhe kripra minerare gjatë shtatzënisë, nuk plotsohen dot vetëm me anë të ushqimit. Prandaj është e nevojshme marrja e tyre me preparatet që tregtohen në farmaci për këtë qëllim.
Ndryshimi kryesor midis mamavit dhe matervit, është se matervit nuk ka vitamina A dhe gjithshtu ka më shumë magnezium, i cili konsiderohet si parandalues i kontraksioneve uterine. Nëse mjeku ka menduar për të afruar një nga këto preparate, besoj se ai e ka bërë mbi bazë të njohjes të gjëndjes dhe nevojave të organizmit tënd.
Multivitaminat duhet të përdoren gjatë gjithë shtatzënisë. Pas javës së 16-të, të rekomandoj të marrësh hekur, pasi ky mineral është shumë i rëndësishëm për shëndetin tënd dhe të bebit dhe duhet ta përdorësh deri në 40 ditë pas lindjes. Recetën e përshkruan mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje, jam shtatzene 11 jave, mjeku im tha qe te perdore deri ne fund te shtatzanise Mamavit vitamina ,a mendoni edhe ju qe keto duhet te perdoren gjate gjithe shtatzanise? faleminderit.