Rreth ciklit
Essa .
(13 vite më parë)
Përshëndetje Qëndresa
Nëse dyshon për shtatzëni, bëj nje test shtepie ose beta HCG. Nëse shtatzënia mungoj, tregon se ka një çrregullim menstrual. Përgjithësisht, një herë në vit çdo gruaje i ndodh një çrregullim menstrual i cili nga shkaqe nga ato që konsiderohen të thjeshta psh, një stres, një grip apo rrufë etj. Këto lloj çrregullimesh nuk janë të rëndësishme dhe kalojnë vetë.
Nëse çrregullimet zgjat disa cikle, tregon se një vizitë gjinekologe është e nevojshme për të sqaruar situatën.
Gjithë të mirat.
Se pari te pershendes shummm dhe te falemenderoi per qdo pergjigjeje tenden ...kam disa shqetsime me ciklin tim para dy muaj kam pas ciklin e fundit normal me gjakderdhje normale ne dy muajt e fundit kisha cikel jo te rregullt me erdhen shum pak dhe ngjyr kafe ne ket muajn e fundit me erdhen me 20 vetem tri dit me sasi shum pak dhe kafe qka mund te jet shenja shtatzanije apo qrregullim iciklit te uroi dit te mbar dhe te palodheshme.