Kur duhet të vijë cikli menstrual?
Aurora
(14 vite më parë)
Përshëndetje Aurora.
Cikli menstrual normal ndodh zakonisht çdo 28-të ditë. Por ka edhe gra, ku cikli menstrual është edhe më i vogël ose më i madh se 28-të ditë. Në rastin e grave me sindromë të ovarit policistik, çrregullimi menstrual është evident. Prandaj edhe ti, nuk mund të presësh cikël të rregullt menstrual pa u trajtuar cistet në ovar.
Ribisedo edhe një herë me mjekun për trajtimin e cisteve në ovar, që të normalizohet cikli. Më pas, mendo dhe kërko për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha. Jam duke u trajtuar me klomifen. Fillimisht per ciklin perdora 10 dite utrogestan dhe pastaj per 5 dite klomifen. Qe diten e peste te ciklit, cikli me erdhi me 27 qershor dhe tani kur duhet te me vijne dhe si llogaritet cikli psh 28 ditesh duke filluar qe nga dita e pare e ciklit. Theksoj nuk i kam patur te rregullta per shkak te pcos. Te falenderoj.