Pesha e bebit
Evi M
(13 vite më parë)
Përshëndetje Evi
Sa përshkruan, nuk ka ndonjë problem për t’u shqetësuar edhe pse pesha e bebit mund të jetë paksa më e vogël se mesatarja e pranuar. Pozicioni cefalik, me kokë poshtë, është pozicioni normal që merr bebi në fund të shtatzënisë. Ky pozicion fillon e merret pas javë së 31-të të shtatznisë dhe nuk tregon se shtatzëna ndodhet pëpara lindjes së parakohshme, por tregon përgatitjën për lindje.
E rëndësishme është që ecuria e shtatzënisë është normale dhe gjendja e bebit është e dhe këtë ta ka konfirmuar mjeku.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktoreshe.Doja te dija prej jush,une jam ne javen e 31 te shtatezanise dhe nga kontrolli i fundit qe kam bere, femija peshonte 1,417 g,eshte normale kjo peshe ne kete faze te shtatezanise?Sepse kam merak mos eshte jo shume i zhvilluar,sepse une dhe barkun nuk e kam shume te madh, jam 1.72 e gjate dhe peshoj aktualisht 66 kg.Eshte ecuri normale kjo e shtatezanise apo jo?Edhe dicka tjeter, doktori me tha qe pozicioni i femijes ishte me koke poshte,po kjo gje eshte normale, ka rrezik per lindje te parakoshme?Doktori me siguroi qe deri tani cdo gje duket normale,por jam ne merak.Ju kerkoje ndjese se u zgjata, por si nene e re qe jam, jam pak e shqetesuar.Faleminderit