Noduse gjatë shtatzënisë
Ana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana.
Gjendja e shtatzënisë shkakton rritje të noduseve fibromiomatoze, për shkak të vaskularizimit më të shtuar. Nëqoftëse janë subseroze, atëhere nuk ndikojnë në mbarëvajtjen e shtatzënisë, por do të vijnë duke u rritur. Nëqoftëse nuk janë previa (që pengojnë daljen e bebit në rrugët e lindjes), atëherë rekomandimet janë; të respektohet lindja normale dhe pas stabilizimit të gjendjes së lehonës (pas një viti), rishikohet madhësia e tyre dhe vendoset për miomektomi (heqja e noduseve).
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndtshëm.
Pershendetje dr! Qe ne muajin e 2 te shtatzenise doktori vuri re se kisha 2 noduse te vegjel larg placentes qe kishin madhesine e nje topi pinpongu, kete radhe kur vajta (jam 5 muajshe shtatzene) shiheshin me veshtiresi ngaqe eshte rritur madhesia e bebit por prape ishin, doktori tha qe nuk ndikojne tek femija ne asnje lloj forme, por une prape kam merak! Ne baze te eksperiences qe keni ju, eshte mire qe une te bej nje lindje me operacion qe te pastroje mire edhe keto noduset? Shume faleminderit!!!