Dhembjet e barkut gjatë shetitjes në shtatzëni
Esra
(15 vite më parë)
Përshëndetje Esra.
Në shëtitje mund të dalësh, por duhet të ecësh ngadalë dhe të bësh shëtitje të shkurtëra, në hije dhe të freskëta. Kur lodhesh, ulu/pusho. Nëqoftëse do vazhdosh të kesh dhëmbje, ndërpriti shëtitjet, mirë është të përdorësh antizpazmotik (phloroglucinol EG), i cili do lehtësonte dhëmbjet.
Për siguri, bëj edhe një ekografi për të matur gjatësinë e qafës së mitrës (cervikometri), për të përjashtuar rrezikun për lindje parakohe.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje. Jam ne javen e 23 te shtatzenise, jam mire, nuk kam probleme, mirepo kur dale te shetis jo shpesh here kam dhimbje ne fund te barkut, kjo me ndodh kur jam duke ecur me shpejte mirepo me ndodh ndonjehere edhe kur eci ngadale, deshta te di pse me ndodh kjo, cili eshte shkaku? Mos ndoshta qe po dale shpesh ne shetitje apo cfare? Ju flm shume.