Tensioni i larte ne shtatzeni
Delvina Sahiti
(13 vite më parë)
Përshëndetje Delvina
Vlerat e tensionit që shkruan, janë në kufijtë e asaj që mund të quhet se tensioni arterial është i rritur. Në rastet e lehta, mund të dominohen edhe me rregjim shtrati. Në rastet e rënda, përdorimi i medikamenteve është shumë i domosdoshëm.
Për të shpëtuar bebin nga mos marrja e peshës sipas javëve të shtatsënisë, si dhe për të shpëtuar nga komplikacionet si preeklampsia apo çrregullime të mpiksjes së gjakut, duhet që tensioni arterial të mbahet nën kontroll. Nëse preparati metildop nuk jep rezultat, kërko nga mjeku të të ndroj preparatin. Ndërsa preparati bensedin, ai shërben si dominues i ankthit apo streseve. Nuk e di a ke të tilla shqetësime, që mjeku të ka dhënën këtë preparat.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam shtatzen ne javen 31 dhe kam tension te lart , tensioni ka fillu qe nga java 27 tensionin e kam 140 me 100 dhe doktori me ka dhen te hapa te tensioni metildop 2mengjes 1mes dit dhe 2 ne mramje I pi , dhe bensedin 2miligram vetem 1x1, por nukpo ma zbresin tensioni apet po rrin 140me 100 kos me huder gjdo mremje pi po me shumti qe bjen tensioni 140me90 por te shumten e kohes me lart po rrin. Mbes me shpresj qe te me ktheni ndonje pergjigje