Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Marredhenia e pare

Pershendetje doktoreshe, Faleminderit per punen qe beni. Une po kam shume problem me humbjen e vrigjinitetit. Ka nje vit tash qe provoj te kem marredhenie por ende nuk kam arritur ta lejoj te fejuarin te penetroj deri ne fund. Problemi eshte qe kam dhimbje te padurueshme qe nuk me lejojne te vazhdoj. Nuk e di pse, mos kam ndondje problem? Faleminderit paraprakisht

Sara Kelmendi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Nuk ka kuptim fraza, nuk e lejon të fejuarin të penetroj deri në fund. Kjo do të thotë ose penetron ose nuk penetron. Mos lejimi i penetrimi të organit mashkullor, në të shumtën e rasteve ka arsye psikologjike.

Të rekomandoj që përpara se të filloni dhe të tentoni për të kryer aktin seksual, bëni lodra dashurie. Pra puthuni, përkëdheluni, ngacmoni njëri tjetrin edhe në organet gjenitale mbase edhe ne mbi 30 minuta. Kur organi mashkullor të ketë marrë ereksion të plotë dhe kur organi femëror të jetë lubrifikuar dhe hapur, atëhetë tentoni të kryeni penetrimin. Mund të përdorni edhe xhelra, për të shtuar lubrifikimin ose i fejuari mund të pijë një gotë pije alkoolike të fortë si; rakia, gjysëm orë përpara se të tentohet për aktin seksual.

Në rast se edhe nëse me këto këshilla, akti nuk realizohet, kontakto një mjek gjinekolog për të vlerësuar anatominë e himenit, ndërsa i fejuari të kontaktoj një mjek androlog për të vlerësuar aftësinë e ereksionit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti