Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cmv igg

Pershendetje ju shkruaj qe 2 her por sma krheni pergjigjen desha tju pyes per virusun pasi me doli pozitiv me vlere 43 me sqaroni me teper 2 jav me pare abortova abort spontan me ktheni pergjigjen?

Dita Memeti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Zejnep

Infeksioni nga cytomegalovirus është infeksion viral, i cili është një ndër shkaktarët e aborteve spontane ose lindjeve para kohe. Nëse IgG është pozitive, tregon që infeksioni tashmë ka kaluar dhe janë të pranishëm antitrupat e formuar nga organizmi kundrejt këtij virusi. Në këtë rast infeksioni nuk konsiderohet si shkaktar i aborteve apo i lindjeve spontane. Nëse IgM është pozitive, tregon që infeksioni është i pranishëm dhe duhet trajtuar. Trajtimi me antiviralë e rekomandon ne recetë mjeku.

Pas trajtimit, shtatzëninë e rradhës të rekoamndoj ta fillosh pa s6-të muajsh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti